Aktorja irakiane padit “The Economist”, shkak emërtimi “e shëndoshë” në artikull

Enas Taleb, një aktore irakiane ka paralajmëruar një padi ndaj “The Economist” për shkak të përdorimit të fotografisë së saj për të ilustruar një artikull ku tregon se gratë arabe janë më të kolme se burrat.

 

Aktorja u shpreh se imazhi është përdorur jashtë kontekstit dhe pa lejen e saj, duke shkelur lirinë dhe privatësinë.

Në një intervistë ajo është shprehur se ka nisur veprimet ligjore në Britaninë e Madhe.

“Why Women Are Fatter Than Men in the Arab World” (Pse gratë janë më të kolme se burrat në botën arabe) është botuar në fund të korrikut duke përdorur një foto të Enas , e cila është bërë në Festivalin Ndërkombëtar të Babilonisë në Irak.

Tabloidi britanik ka argumentuar në artikull se varfëria dhe kufizimet shoqërore që i mbajnë gratë në shtëpi janë ndër arsyet pse më shumë gra arabe janë më mbipeshë se burrat.

Tjetër arsye në artikull, thotë se linjat e kolme shihen si më të tërheqëse nga disa meshkuj.

Për Taleb, ky ishte një artikull fyes ndaj gruas arabe dhe irakiane.

Në revistën “New Lines” ajo tha se është e shëndëtshme dhe e lumtur me pamjen që ka.

 

“Për mua kjo është gjithçka që ka rëndësi.”

 

Taleb është një nga aktoret më të njohura të Irakut dhe numëron 9 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram:.

Ajo u shpreh se “The Economist” ka qenë i pafat që është “ngacmuar” me të.

 

“Ata nuk e dinin që unë jam një personazh i famshëm dhe një personazh publik. Unë mund t’i kthej krizat në fitime.”