Aktorja e Sex And The City flet për fillerat dhe botoksin: Kam qarë kur …

Kristin Davis ka folur sinqerisht për përvojën e saj me fillerat dhe botoksin.

Ylli i The And Just Like That, 58 vjeçe tha në një intervistë të re me The Telegraph se është marrë me metodat dhe trajtimet e bukurisë përgjatë viteve, duke shpjeguar se “është e vështirë të përballesh me veten tënde duke dashur të dukesh më e re në çdo kohë”.

Duke pranuar se ka pasur përvoja “të mira dhe të këqija”, Davis – e cila ka luajtur rolin e Charlotte York-ut në Sex and the City që nga të 30-at e saj – gjithashtu vuri në dukje se ajo ka “derdhur lot” pasi mori reagime të ashpra për vendimin e saj për të përdorur filler dhe botox.

“Më është dashur t’i heq fillerat dhe jam tallur pa pushim. Dhe kam derdhur lot për këtë. Është shumë stresuese.”

Aktorja tha se ka kaluar një “sfidë” të pranojë që të plaket, pasi shoqëria inkurajon gratë të duken më të reja.

“Është një sfidë të kujtosh se nuk duhet të dukesh kështu. Interneti ju dëshiron – por ata gjithashtu nuk duan që ju të bëni disa gjêra, pastaj kritikojnë për rrudhat. Ata as vetë nuk e dinë ndonjëherë se çfarë duan dhe në fund shqetësimi e stresi bie mbi ty”.

Davis tregoi gjithashtu se kishte aplikuar mbushës/filler tek buzët e saj – edhe pse ajo pranoi se rezultatet nuk dolën ashtu siç kishte shpresuar. “Askush nuk më tha se nuk dukesha mirë për një kohë të gjatë. Por për fat të mirë kam miq të mirë që më në fund më thanë”.