Aktorja e njohur së shpejti edhe në muzikë

Kohët e fundit, aktorja e njohur, Kate Hudson ka ndarë një lajm të mrekullueshëm për fansat e saj.

Përmes rrjetit të saj social, “Instagram”, Kate publikoi një foto të sajën duke kënduar.

Në këtë mënyrë zbuloi se po regjistron albumin e saj të parë.

 

Ajo ndërkaq u shpreh se:

“Më në fund e kuptova se ishte koha për të kënduar.”

 

Shumë nga miqtë e saj komentuan në postim duke ofruar mbështetjen e tyre për sipërmarrjen e saj të re artistike.

Edhe pse kjo mund të jetë hera e parë që Kate regjistron një projekt solo, nuk është hera e parë që këndon, pasi ajo ka performuar këngën “You’re So Vain” me Matthew McConaughey në “How to Lose a Guy in 10 Days” të vitit 2003 deri te interpretimi i “Cinema Italiano” si rol kryesor në filmin muzikor të vitit 2009.

 

Kate vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai William Louis Hudson Jr. performoi si vokalist së bashku me vëllezërit e motrat e tij në “The Hudson Brothers” nga vitet 1960 deri në fillim të viteve 1980.