Aktorit Bruce Willis më në fund i japin diagnozën, nga çfarë vuan

Aktori Bruce Willis vuan nga demenca frontotemporale. Lajmin e ka bërë me dije familja e tij përmes rrjeteve sociale, duke thënë se tashmë është të paktën një lehtësim që më në fund gjendja e rënduar e aktorit ka një diagnozë të qartë.

67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, në pranverën e vitit të kaluar, dhe pas shumë vizitash, së fundmi atij i është dhënë një diagnozë më specifike.

Demenca frontotemporale është forma më e zakonshme e demencës tek njerëzit nën moshën 60 vjeç.

“Sot nuk ka trajtime për sëmundjen, një realitet i hidhur që shpresojmë se mund të ndryshojë në vitet në vijim”.

Willis u bë një emër i njohur në vitet 1980 dhe 90 pasi luajti në filma të suksesshëm si Die Hard, The Sixth Sense, Armageddon dhe Pulp Fiction.

Ai gjithashtu është nominuar për pesë Golden Globes, duke fituar një për Moonlighting – dhe gjithashtu tre Emmy, ku fitoi dy.

*Tibo News