Aktorin Nicolas Cage do e shihni së shpejti si Drakula

E kishit menduar se roli i Drakula-s do i shkonte kaq shumë aktorit të njohur Nicolas Cage?

Aktori i Face/Off po shkakton bujë me filmin e  tij të ardhshëm The Unbearable Weight of Massive Talent, ku luan një version të ‘fiksionalizuar të vetes’, dhe duket se nuk po humb kohë për t’u përshtatur me personazhin në rolin e tij të ardhshëm pasi e ka studiuar mirë.

Nocolas Cage luan rolin e Drakula-s në filmin komedi-horror Renfield, së bashku me Nicholas Hoult, i cili në film është përkrahës i Drakula-s.

I përshtatur si vampiri ikonë, Nicolas 58 vjeç shfaqet i veshur tërësisht me të kuqe, një kostum i materialit velvet, që simbolizon gjakun, me lëkurë të zbehtë dhe thonj të gjatë. Edhe bizhuteritë kanë tërhequr vëmendjen e duke e bërë që të jetë tërësisht brenda karakterit të tij.

Me regji nga Chris McKay i The Tomorrow War, filmi Renfield tregon për ‘xhelatin’ e Drakulës që përpiqet të largohet nga puna pasi ai bie në dashuri.

Bashkë me Nic në film do të shfaqen yjet si  Ben Schwartz, Awkwafina dhe aktori i Focus Adrian Martinez.

Mediat rozë tregojnë se Nic e ka studiuar mirë rolin, teksa ka parë Drakula të luajtur nga Bela Lugosi në vitin 1931, Frank Langella në vitin 1979 dhe Gary Oldman në vitin 1992.

Filmi Renfield pritet të lancohet më 14 Prill të vitit 2023.

*Tibo News.