
Aktori Kevin Spacey akuzohet për ngacmime seksuale
Prokuroria e Anglisë dhe Uellsit ka ngritur padi penale kundër aktorit amerikan Kevin Spacey për katër akuza për ngacmim seksual ndaj tre burrave.
Pesë akuzat janë ngritur kundër 62-vjeçarit pasi policia shqyrtoi provat që datojnë mes viteve 2005 dhe 2013.
Tre ankesat kanë të bëjnë me abuzimin seksual që pretendohet se ka ndodhur në Londër dhe një në Gloucestershire.
Ai gjithashtu përballet me një akuzë të rëndë për vepër seksuale në Londër.
Rosemary Ainslie, Shefja e Divizionit Special të Krimit të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, tha në një deklaratë se ylli 62-vjeçar i Hollivudit u akuzua se detyroi një person që të përfshihej në marrëdhënie seksuale pa pëlqim.
Aktori Spacey, dy herë fitues i Oskarit, është i njohur për luajtjen në filma të tillë si Seven, LA Confidential, American Beauty dhe Baby Driver, si dhe në serialin Netflix House of Cards.
Aktori ishte gjithashtu drejtor artistik i Old Vic midis 2004 dhe 2015.