
Aktori i famshëm surprizohet në rrugët e Bullgarisë
Po ecte në kryeqytetin bullgar, kur rastësisht dëgjoi muzikën e njohur si “Love theme of Godfather”. Aktori i famshëm Andy Garcia ka një rol në këtë film, por instrumentisti që po luante muzikën nuk e dinte.
Momenti emocionues ishte kur aktori u ul pranë instrumentistit pa i treguar se ishte aktori i famshëm i Hollivudit. Vetëm me anë të saksofonit, instrumentisti luajti pranë aktorit amerikan muzikën klasike të vitit 1972 nga Larry Kusik dhe Nino Rota.
Pasi përfundoi muzika, përkthyesi i aktorit i tregoi instrumentistit për identitetin e vërtetë të personit që po qëndronte pranë tij. Në videon e postuar në dhe që ka bërë xhiron në rrjet shihet aktori teksa i jep bakshish instrumentistit në shenjë mirënjohje.
Muzika klasike e Niko Rotas u nomimua në vitin 1973 për çmimin “Oscar” për origjinalitetin e saj. Çmimin “Oscar” Rotas arriti ta fitonte një vit më pas.