
Aktorët ukrainas i rikthehen skenës
Aktorët në një qytet të bombarduar rëndë në Ukrainën jugore janë rikthyer në skenë, duke sjellë shfaqjen e tyre të parë që nga pushtimi i Rusisë në një strehë nëntokësore të kthyer në një teatër të vogël.
Disa dhjetëra shikues të teatrit zbritën shkallët e thepisura prej betoni në vendin nëntokësor për natën e hapjes së një shfaqje të organizuar nga Teatri i Dramës së Artit Mykolaiv. Vendi i tyre i zakonshëm, një sallë e zbukuruar me 450 vende, është mbyllur për shkak të luftës gjashtëmujore që ka parë ai vend, një port strategjik jugor, i shënjestruar vazhdimisht nga forcat ruse.
“Sigurisht, shumë shfaqje janë anuluar, sepse disa aktorë meshkuj u larguan për të luftuar, disa shkuan jashtë vendit si refugjatë të përkohshëm. Pra, shoqëria jonë teatrore është bërë më e vogël,” tha aktorja Violeta Mamykina, teksa fliste para daljes në skenë.
Menaxheri i teatrit Artem Svystun e përshkroi shfaqjen si “terapi” që u jepej banorëve vendas pas stresit të madh të shkaktuar nga lufta.
Shumë njerëz e mbështetën mendimin se kjo ishte si një terapi, nga ato argëtueset, me lot, ushqim, filozofi dhe mesazhe të thella.
*Tibo News