Aktorët që përfunduan duke prezantuar

Koha kur shfaqjet televizive ishin zgjedhja e fundit për aktorët e njohur ka përfunduar.

Ditët e sotme, televizionet janë gjithnjë e më shumë të mbushur me aktorë që prezantojnë.

Shumë nga prezantuesit janë aktorë të dikurshëm ose ende në karrierë, të cilët janë në gjendje të angazhohen më shumë në audiencë, duke u dhënë atyre edhe një shans për t’u lidhur më shumë më publikun.

 

  • Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres është një nga personazhet që ka bërë kapërcime në karrierë.

Ajo u largua nga “Ellen”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri në 1998.

Prezantuesja e suksesesshme mbajti talk show-n  “The Ellen DeGeneres Show” nga 2003 deri në vitin 2022.

 

  • Jamie Foxx

Që prej vitit 2017, fituesi i Oscar ka punuar si prezantues dhe producent ekzekutiv i shfaqjes “Beat Shazam”.

Vajza e tij gjithashtu punon në të njëjtin produksion.

 

“The Titan Games” është një serial mbi garat sportive amerikane, organizuar dhe krijuar nga vetë “The Rock”.

Shfaqja paraqet njerëz që konkurrojnë në sfidat mendore dhe fizike të bazuara në qëndrueshmërinë.

 

  • Adam Scott

“Don’t” ishte një shfaqje televizive e prodhuar nga Ryan Reynolds dhe e drejtuar nga aktori Adam Scott. Shfaqja u anulua në 2021, pas vetëm një sezoni.

 

  • John Oliver

Aktori britanik dhe komediani stand-up fillimisht e filloi karrierën e tij në Britani të Madhe.

Ai u bë i njohur në botën e gjerë për punën e tij në “The Daily Show with Jon Stewart” nga viti 2006 deri në 2013.

Ai tani drejton “Last Week Tonight with John Oliver”.