
Aktorët që dolën nga vetja për rolet e tyre
Aktorët interpretojnë shpesh role të ndryshme.
Disave u pëlqen të luajnë një rol ku gjejnë një pjesë të tyren, por disa të tjerë nga ana tjetër, luajnë role krejtësisht të kundërta nga ajo çka janë ata vetë.
- Rachel McAdams / Regina George
Roli:
Regina George është një nga antagonistet më të mira të filmave për adoleshencë.
Ajo është egoiste, manipuluese dhe agresive.
Jeta reale:
Rachel McAdams bën shumë punë bamirësie.
Përveçse është një ambientaliste, ajo gjithashtu mbështet “Small Steps Projects”, e cila ofron këpucë për fëmijët që kanë nevojë për to.
- Neil Patrick Harris / Barney Stinso
Roli:
Neil Patrick Harris luajti Barney Stinson në shfaqjen televizive, “How I Met Your Mother”.
Jeta reale:
Në jetën reale ai është i martuar me David Burtka që prej vitit 2014.
Ata kanë 2 fëmijë së bashku, një djalë dhe një vajzë.
- Emilia Clarke / Daenerys Targaryen
Roli:
Daenerys Targaryen bëri një udhëtim të gjatë serialit Game of Thrones, nga fillimet e saj të pafajshme deri te zgjedhjet e saj të pamëshirshme.
Jeta reale:
Jason Momoa tha se sa herë e sheh Clarke, argëtohen aq shumë sa i dhëmbin faqet të qeshurave.
- Keanu Reeves / John Wick
Roli:
Personazhi i John Wick që luajti Keanu Reeves është një vrasës që kërkon hakmarrje.
Jeta reale:
Reeves është i njohur si njeri bujar dhe i sjellshëm.
Ai hoqi dorë nga disa nga fitimet e tij në ekskluzivitetin e filmit “The Matrix” për të falënderuar ekipin e prodhimit.
Ai tha gjithashtu se i pëlqente të mbante distancë nga fama.