
Aktorë, mashtrues dhe kriminelë: Kush ishin më të kërkuarit në Google gjatë 2022-shit?
Nga drama e famshme në gjykatën e lartë deri tek politika britanike dhe konflikti Rusi-Ukrainë, lista e njerëzve më trend të Google të vitit 2022 është një tregues i mirë i historive dhe ngjarjeve që gjeneruan më shumë interes këtë vit.
Raporti “2022 Year in Search-Themes and Insights” bazohet në kërkimet në Google që u rritën gjatë një periudhe të kohore të vitit që sapo lamë pas.
Pra, kush janë ata të kërkuar më shumë? Shihni listën me Top 10…
1. Johnny Depp
Në krye të klasifikimit është aktori Johnny Depp, i cili në dhjetor zgjidhi paditë e tij për shpifje kundër Amber Heard pas një gjyqi të profilit të lartë në fillim të 2022-shit, në të cilin ish-çifti akuzuan njëri-tjetrin për abuzim fizik dhe verbal.
2. Will Smith
Will Smith bëri bujë gjatë vitit 2022, jo për aktrimin, por për shuplakën ndaj prezantuesit të Oscars, Chris Rock, pasi komediani bëri shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith. Incidenti gjithashtu u rendit në vendin e nëntë në kategorinë kryesore të ‘lajmeve’ në trend. Pasojat rezultuan që Smith të pwrjashtohej nga Oscars për 10 vitet e ardhshme.
3. Amber Heard
Depp fitoi gjyqin për shpifje në SHBA, ndërsa ish bashkëshortja e tij, Amber Heard u bë personi i tretë më i kërkuar në Google i vitit që sapo lamë pas.
Pas vendimit për të zgjidhur paditë e tyre për shpifje, Heard tha se vendimi ishte i vështirë: “Unë kurrë nuk e zgjodha këtë,” shkroi ajo në Instagram.
“Kam mbrojtur të vërtetën time dhe duke vepruar kështu, jeta ime, siç e dija, u shkatërrua. Fyerja me të cilën jam përballur në mediat sociale është një version i përforcuar i mënyrave në të cilat gratë riviktimizohen.”
4. Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin u rendit si personi i katërt më i kërkuar, duke reflektuar se si lufta në Ukrainë ka dominuar titujt kryesorë. Globalisht, ‘Ukraina’ ishte lajmi i vetëm më i kërkuar dhe ‘termi’ i tretë më i popullarizuar i kërkimit.
5. Chris Rock
Pas përballjes Smith vs Rock, prezantuesi i Oscars Chris Rock u rendit në vendin e pestë në listën e njerëzve më të kërkuar në Google në 2022-shin, në mbarë botën. Ai gjithashtu zuri vendin e katërt si aktori më i kërkuar, ndërsa Jada Pinkett Smith zuri vendin e pestë.
6. Novak Gjokoviç
Gjokoviç zë vendin e gjashtë, së bashku me të qenit atleti më i kërkuar në Google. 21-herë fituesi kryesor po përgatitet për Australian Open pasi iu dha një vizë për të garuar në Australi në janar. 35-vjeçari serb u ndalua të garonte në Australian Open dhe US Open për shkak të mosvaksinimit, por megjithatë fitoi titullin e tij të shtatë të Wimbledon dhe finalet e ATP. Lojtarët e tenisit dominuan atletët më të kërkuar të këtij viti në Google, me Rafael Nadal dhe Serena Williams që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në nivel global.
7. Anna Sorokin (Delvey)
Mashtruesja gjermane me origjinë ruse, Anna Delvey – ose Anna Sorokin – zë vendin e shtatë pasi Netflix i ktheu bëmat e saj në serialin popullor “Inventing Anna”, i cili u nominua për tre çmime Emmy. Anna shfaqej si një trashëgimtare e pasur dhe u përpoq të mashtronte hotelet, bankat dhe të njohurit në New York City midis 2013 dhe 2017.
8. Andrew Tate
Interesi për influencuesin dhe kikboksierin britaniko-amerikan Andrew Tate u rrit në gusht kur ai u ndalua nga Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube për shkelje të udhëzimeve të komunitetit të secilës platformë. Vetë-përshkruar si “trajneri i suksesit” është kritikuar në internet për atë që shumë e shohin si këshilla mizogjene dhe maskulinitet toksik.
9. Rishi Sunak
Ngritja e Sunak në Premiership në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi një stuhi kërkimesh në Google pas dramës së dorëheqjes së Liz Truss, statusit të gruas së tij milionere si dhe duke u bërë kryeministri i parë me ngjyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
10. Simon Leviev
Një tjetër mashtrues ka plotësuar dhjetëshen e njerëzve më të kërkuar në Google në vitin 2022.
Simon Leviev, i njohur si Mashtruesi i Netflix-it, Tinder, u bë viral në shkurt 2022. Mashtruesi izraelit i dënuar për vjedhje, falsifikim dhe mashtrim dyshohet se ka përfituar rreth 10 milionë dollarë nga viktimat në të gjithë Evropën midis 2017 dhe 2019. Filmi dokumentar zbuloi se si Leviev mashtroi shumë gra pasi i kishte takuar në aplikacionin e njohur të takimeve.