
Aktivitetet në Tiranë për Ditën e Verës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët që më 14 Mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen në kryeqytet.
Veliaj publikoi agjendën e mbushur me mbi 100 aktivitete në vende të ndryshme në kryeqytet.
Prej vitesh festa e Ditës së Verës është shndërruar në festë kombëtare. Atmosfera festive, veç Elbasanit dhe ballokumes, embëlsirës tradicionale të kësaj dite shoqëron edhe kryeqytetin më 14 mars.
*Tibo News