
Aksionet e Tesla-s shihen në rënie
Aksionet e Tesla-s kanë rënë më mbi 6% . Kjo erdhi si pasojë e shitjes së më pak automjeteve nga sa pritej në tremujorin e tretë, falë çështjeve të logjistikës që zgjeron hendekun mes prodhimit dhe dërgesave.
Tesla tha se nuk ishte në gjendje të siguronte transport të mjaftueshëm me një kosto të arsyeshme.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një hendek i pazakontë prej më shumë se 22,000 njësive midis prodhimit dhe dërgesave ka trembur investitorët.
Tesla, e cila sheh një rritje të shpërndarjes drejt fundit të çdo tremujori, tha se më shumë nga automjetet e saj të reja ishin në tranzit deri në fund të tremujorit të tretë.
Musk ka vendosur një objektiv për të rritur dërgesat me 50% në vit, që nënkupton se Tesla do të duhet të dorëzojë më shumë se 450,000 automjete në tremujorin e katërt për të arritur qëllimin e saj.
Prodhuesi i automjeteve elektrike ka vendosur një objektiv ambicioz për të prodhuar pothuajse gjysmë milioni automjete Model Y dhe Model 3 në tremujorin e katërt. Këto dy modele përbëjnë rreth 95% të prodhimit të saj.