Aksidentohet me motor presidenti çek, dërgohet në spital

Presidenti çek, Petr Pavel është përfshirë në një incident me motoçikletë dhe për pasojë është dërguar në spital, raporton BBC. Zyra e tij e shtypit njoftoi për mediat se nuk ka lëndime serioze duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Policia që ka nisur hetimet tha se incidenti ndodhi në një qark të mbyllur garash dhe jo në rrugë.

Ai besohet se ka qenë duke garuar me një BMW R1200 GS.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në incidente të tilla gjatë hobit të tij. Vitin e kaluar, atij iu desh të kërkonte falje publike pasi u pa duke ngarë një biçikletë pa helmetë.

Pavel, një gjeneral i rangut të lartë të NATO-s, u zgjodh president i Çekisë në mars 2023. Disa javë pas inaugurimit të tij, ai hipi me një motoçikletë për në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë fqinje.

Aksidenti i së enjtes është lëndimi i fundit që lideri çek ka pësuar. Në prill, ai pësoi një lëndim teksa qëllonte me armë në një poligon qitjeje. Ish-gjenerali pësoi një plagë të lehtë pranë vetullave, tha zyra e tij në atë kohë.