
Aksidenti i shumëfishtë, përfshihen 12 automjete
Në aksident janë përfshirë 12 makina dhe kanë mbetur 9 të plagosur, shkak u bë humbja e kontrollit nga shoferi i urbanit të Unazës.
Tetë persona u nisën për në spital menjëherë, i plagosur ka mbetur dhe shoferi i autobusit, ndërsa disa persona të tjerë që u lënduan lehtë morën ndihmën e parë dhe u larguan nga vendngjarja.
Autobusi i linjës së Unazës dhe automjetet që u përfshinë në aksident pësuan dëme të shumta materiale. Pritet që ekspertiza të zbulojë më shumë nga ky aksident i shumëfishtë.