Aksident zinxhir në Kinë, përplasen 100 automjete, disa të plagosur

Një aksident zinxhirë ka ndodhur në Kinë  këtë të premte ku janë përfshirë 100 automjete dhe kanë mbetur të plagosur disa persona.

Siç thuhet, shkaku i përplasjes që ndodhi në autostradën e qytetit kinez Suzhou, në provincën Jiangsu në lindje të vendit, është akulli në rrugë.

Tre persona janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve, dhe gjashtë persona kanë marrë gërvishtje të lehta.

Gjatë javëve të fundit, pjesë të mëdha të Kinës janë goditur nga moti i keq, stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke ndikuar në transportin në një kohë kur milliona njerëz po udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Hënor.