Aksident tragjik në Itali, 32-vjeçari shqiptar humb jetën, plagosen 6 të tjerë

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë ndërkohë që 6 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Breshia të Italsë.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte shoferi i makinës tip “Porsche”, i cili u përplas fillimsht me një furgon Volkswagen dhe më pas doli nga rruga. Në aksident thuhet të jetë përfshirë edhe një motorçikletë.

32-vjeçari i identifikuar si Ruben Wlodkowsi, lindur në Itali por me origjinë shqiptare gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që raportohet se në makinë bashkë me të ishte edhe një grua e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Të lënduarit e tjerë fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetët e tyre.

Autoritetet italiane po punojnë për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.