Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mësohet se ka ndërruar jetë nga aksidenti një 50-vjeçar me inicialet A.S.

Policia njofton se në drejtimin e një furgoni ka qenë 50-vjeçari i cili dyshohet se teksa drejtonte këtë automjet, ka pësuar një arrest kardiak.

Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe shoferi ka humbur jetën. Pasagjerët që ndodheshin në furgon fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Policia po heton për rrethanat e aksidentit.