
Aksident masiv në SHBA, 158 makina përplasen për shkak të mjegullës së dendur
Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi 158 makina u përplasën mëngjesin e së hënës në Luziana, SHBA për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla. Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar automjetet nga vendi i ngjarjes.Meteorologët thanë se mjegulla e dendur kishte bërë që dukshmëria të ishte në më pak se 10 metra. Tymi nga zjarret në zonë, i kombinuar me mjegullën e dendur të zhvilluar në zonë herët në mëngjesin e së hënës, duke sjellë shikueshmëri jashtëzakonisht të ulët.
Në disa vende dukshmëria ishte afër zeros.Disa nga automjetet u dogjën pas përplasjes fillestare, thanë autoritetet.
Një nga automjetet e përfshira ishte një kamion cisternë që mbante “lëng të rrezikshëm”, tha policia pa dhënë detaje mbi substancën.