Aksident i rëndë në Preshevë, tre viktima dhe 11 të lënduar

Tre emigrantë dhe 11 të plagosur, mes tyre një 15 vjeçar është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Preshevë.

Mësohet se shofer i makinës, një 44 vjeçar R.R ka pësuar disa lëndime të lehta dhe pas marrjes së trajtimi është arrestuar nga policia serbe pasi dyshohet se po kontrabandonte personat brenda në mjet. Sipas mediave, ai ka qenë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm afrikano-aziatikë, teksa ka humbur kontrollin e mjetit.

Automjeti i markës “BMË” për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga ndërsa është konstatuar se drejtuesi i mjetit lëvizte pa patentë. Për shoferin është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë të qenieve njerëzore.