
“Air Albania” i nënshtrohet sërish rinovimit
Fusha e stadiumit “Air Albania” po i nënshtrohet sërish rinovimit.
Drejtori i Departamentit të Shërbimeve dhe administrimit të Qendrave Sportive, shpjegon se ky është një proces normal që ndodh në të gjitha stadiumet më të njohura të Europës.
Me ndryshimin e tapetit, stadiumi pritet të jetë gati brenda dy muajsh dhe të jetë në gjendje të shkëlqyer për të pritur ndeshjet e Kombëtares dhe ato të klubeve shqiptare në sezonin e ri.
*Tibo News