Aidan Schnaider shqiptaro amerikani që prodhon duar prostetike

Aidan Piro Schneider,është 16 vjecari shqiptaro-amerikan pjesë e akademisë Davidson në ameirkë, nje shkolle e mesme vetëm për fëmijët me kuocient inteligjence shume te larte ku pranohesh pasi kalon testimin e inteligjencës. Aidan ndjek studime dyfishe sepse njëkohësisht ndjek shkollën e mesme si dhe është  student universitar ne Universitetin e Reno në Nevada.  Ai është vlerësuar dhe nga presidenti shqiptar me certifikatë mirënjohje për të gjithë punën e palodhur.

Ne Akademine Davidson si është Presidenti i Klubit te Printimit 3D, një klub me 18 anëtare. Ky Klub përdor dizanin e komunitet global te vullnetarëve “Humanitare Dixhitale” me shtrirje ne 100 vende te botes dhe me 40.000 anëtarë vullnetare.  Prodhimet 3D te duarve dhe krahëve protetikë për fëmijët ne nevoje janë dizenjuar dhe ideuar nga vete vullnetaret e-NABLE te cilët kane humbur gishtat dhe duart ne lufte, ne aksidente, sëmundje, apo kane lindur te tille.

Por puna e tij nuk mbetet vetëm me kaq pasi së fundmi ka nisur një bashkëpunim me Shoqatën e Personave me Aftësi te Kufizuara për te dhuruar proteza duarsh ne vazhdim për ta. Deri tani ai ka prodhuar dhe dorëzuar 10 proteza , ndërsa synon që deri para mbylljes se këtij viti shkollor të mbarojë dhe dërgojë në Tiranë edhe 5 te tjera.

Fondet për materialet e protezave te printuara ne 3D janë të siguruara prej tij, një pjese nga prindërit që kontribuojnë nga xhepi dhe një pjese tjetër nga prodhimi dhe shitja e objekteve 3D me porosi për nxënësit e shkollës.