AI nuk di të ndalet, bën realitet ëndrrën e çdo punonjësi

AI vazhdon të befasojë me zhvillimin çdo ditë e më shumë. Së fundmi, Google njoftoi se Gmail do të përfitojë nga një veçori revolucionare të quajtur “Smart Compose”.
“Më ndihmo të shkruaj”, kjo veçori e përparuar do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të krijuar email të plotë për përdoruesit.

Duke analizuar të dhënat nga bisedat e mëparshme, AI do të krijojë një mesazh të gatshëm për përdoruesit, të cilin ata pastaj mund ta përshtasin dhe ta modifikojnë sipas dëshirës së tyre para se ta dërgojnë.

Synimi kryesor është të na ndihmojë të kursenim kohë në shkrimin e emaileve të zakonshme dhe të bëjmë që kutitë e hyrjes së postës sonë të jenë më të pastër dhe më të organizuara.