Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut rus

Anija në vlerë prej 521 milionë dollarësh, i përket Mordashov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo anije u largua nga Hong Kongu më herët gjatë kësaj jave. Liderët opozitarë në Afrikën e Jugut i kanë bërë thirrje qeverisë që ta konfiskojë anijen e quajtur Nord.

Por, zëdhënësi i presidentit jugafrikan, tha se ai nuk sheh “asnjë arsye” që t’iu përmbahet sanksioneve perëndimore.