AlbanianEnglish

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ndër 100 më të ngarkuarit në Europë

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është ndër 100 më të ngarkuarit në Europë.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën, Aeroporti i Prishtinës hyri në top 100 për herë të parë, duke u pozicionuar si i 88-ti më i ngarkuari me 2.176.036 udhëtarë që kaluan përmes këtij aeroporti gjatë 2021-shit.

Aeroporti i Prishtinës ka shumë gjasa të regjistrojë më të ngarkuarin vit në histori dhe të kapërcejë rezultatet e tij para virusit Covid.

Në rajon, vetëm Aeroporti i Beogradit doli të jetë më i ngarkuar. Aeroporti i Beogradit u rendit i 71-ti përpara aeroporteve si Edinburgu, Krakovi, Malta, Minsku dhe Riga, por vetëm pas Venecias dhe Sofjes.

Ai i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021, i ndjekur nga ai i Moskes Sheremetyevo, Parisit – Charles de Gaulle, Amsterdamit dhe Moskes – Domodedovo. Me një rënie prej 34,6% në numrin e udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, aeroportet jashtë Bashkimit Evropian tejkaluan ndjeshëm mesataren e kontinentit, e cila qëndroi në një rënie prej 64,6% të pasagjerëve në nivelet para Covid.

Olivier Jankovec, Drejtori i Përgjithshëm i ACI Europe, tha: “Pas humbjes së 1.72 miliardë pasagjerëve në vitin 2020, ne të gjithë kishim shpresa të mëdha për një rikuperim të fortë në 2021.

Por viti i kaluar u dëshmua si i vështirë, pasi aeroportet evropiane përfunduan duke humbur 1.4 miliardë pasagjerë në krahasim me vitin 2019. Kjo do të thotë se ata mbeten nën stres të konsiderueshëm, me dobësi financiare sistematike në të gjithë industrinë tonë”.

You don't have permission to register