Adoleshentët shqiptarë dhe europianë po kequshqehen

Adoleshentët mbeten konsumatorët më të mëdhenj të pijeve me sheqer si dhe ëmbëlsirave.

Sipas raportit të fundit të OBSH për Europën, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, 1 në 4 adoleshentë raportojnë se konsumojnë çdo ditë ëmbëlsira ose çokollatë.

Norma rezulton më e lartë tek vajzat, konkretisht me 28 % dhe 25 % tek djemtë. Konsumi i lartë i produkteve me sheqer është vënë re si tek vajzat 11-vjeçare ashtu edhe tek ato 15-vjeçare.

Norma më e lartë tek vajzat ka shënuar rritje që nga viti 2018, konkretisht nga 23% në 27% për vajzat 11-vjeçare dhe nga 26% në 28% për ato 15 vjeç.

Të rinjtë të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta kanë më shumë gjasa për të konsumuar pije me sheqer çdo ditë dhe më pak gjasa për të ngrënë perime.

E ndërsa vajzat konsumojnë më shumë embëlsira, djemtë rezultojnë më shumë mbi peshë ose obezë.

Normat e mbipeshës dhe obezitetit janë më të larta tek djemtë (27%) sesa tek vajzat (17%).