
Administrata Biden kërkon të shfuqizohen kufizimet për azilkërkuesit
Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara që të refuzojë një kërkesë të 19 shteteve të drejtuara nga republikanët për të mbajtur në fuqi kufizimet në kufirin SHBA-Meksikë, që janë përdorur për të mos u dhënë mundësi qindra- mijëra emigrantëve të kërkojnë azil.
Administrata tha se qeveria është e përgatitur të mbështetet në ligjin e imigracionit që është miratuar nga Kongresi.
Sipas këtij ligji, ata që mbërrijnë në kufi pa dokumente ose përpiqen të hyjnë në pikëkalime mund të kthehen mbrapsht pa qenë nevoja që çështja e tyre të vendoset nga një gjykatë imigracioni. Megjithatë, nëse një migrant dëshiron të kërkojë azil, ai intervistohet nga një oficer azili përpara largimit ose dëbimit.