
Adidas pret përgjysmim të shitjeve
Shkëputja e Adidas nga Kanye West po i kushton shtrenjtë kompanisë.
Gjigandi i veshjeve sportive uli perspektivën e tij mbi shitjet të mërkurën teksa muajin e kaluar ndërpreu bashkëpunimin me reperin i cili prodhonte në bashkëpunim me kompaninë atletet Yeezy.
Këto atlete sillnin fitime të konsiderueshme në kompani për shkak të shitjeve të larta.
Përfundimi i partneritetit me Kanye West do të sjellë përgjysmin të të ardhurave vjetore për Adidas.
Në këtë tremujorsh shitjet e kompanisë ranë me 27% në tregun kinez.
Adidas raportoi të ardhura neto prej 66 milionë dollarësh, një shifër e cila është dy të tretat e asaj çfarë synonte.
Kompania ka justifikuar rënien e shitjeve me krizën ekonomike globale që po prek konsumatorët.
*TiboNews