Abuzimi me fondet, Burg për Ilir Beqajn dhe dy vartësit e tij

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar në pranga, në lidhje me çështjen e abuzimit me fondet e SASPAC. Po ashtu në pranga kanë përfunduar edhe dy vartësit e tij, në kohën kur Beqaj drejtonte dikasterin, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Masat e Sigurisë  “arrest në shtëpi”, janë caktuar edhe për Gazmend Haxhia dhe Elton Marini ndërsa “detyrim paraqitje” është vendosur për Bledar Leka si dhe Bjona Zijaj.

Ish ministri Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e së enjtes teksa ky i fundit ndodhej në shtëpinë e tij.

Sipas SPAK, ish ministri, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn, lëshonin fatura fiktive për fonde të cilat merreshin nga vende të Bashkimit Europian, për aktivitete që nuk kryheshin, por që thjesht merrnin mbrapsht sasinë e parave.

Ka patur pak muaj më parë disa kontrolle që u zhvilluan në biznese.

Ish ministri Beqaj u shfaq në komunikime me vartës të tij në kohën kur ai drejtonte zyrën e SASPAC.