
Aborti i Chrissy Teigen nxit komente në rrjetet sociale, reagon modelja
Chrissy Teigen i ka quajtur të neveritshme komentet që ka marrë kundër në internet, fill pasi tregoi se kishte abortuar për të shpëtuar vetë jetën e saj.
Në tetor 2020, modelja dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, pësuan vdekjen e djalit Jack në gjysmë të shtatzënisë.
Ndërsa në atë kohë u raportua se Chrissy kishte abortuar papritmas, në një intervistë, 36-vjeçarja tregoi se kishte abortuar së fundmi pasi zbuloi se foshnja nuk do të mbijetonte edhe me ndërhyrje mjekësore.
‘’Ishte një abort. Një abort për të shpëtuar jetën time për një foshnjë që nuk kishte absolutisht asnjë shans. Dhe të jem e sinqertë, nuk e kam pranuar kurrë këtë, deri disa muaj më parë, kur më njoftuan për shëndetin e foshnjës”
Chrissy dhe John kanë marrë një mbështetje të madhe, megjithatë disa të tjerë i kanë vënë në shënjestër me mesazhe urrejtjeje, disa prej të cilave u rishpërndanë nga vetë Chrissy në Twitter: ‘’E dija që kjo do të ndodhte, dhe sinqerisht kam parë tashmë më të keqen, kështu që nëse kjo ju bën të ndiheni më mirë, në rregull. Mua nuk më bën të ndihem më keq sesa kam ndjerë”, ka shkruar ajo.
Shumë komentues shkruanin se Chrissy po gënjen dhe se edhe nëse do ishte e vërtetë nuk mund të bësh publike një histori kaq private. Të tjerë shkruanin se Chrissy thjesht po kërkon vëmendjen e publikut dhe po bën gjithçka për këtë.
Chrissy dhe John janë gjithashtu prindër të vajzës Luna, gjashtë vjeçe dhe djalit Miles, katër vjeç.
*Tibo News