
Abonenti nga Anglia tërheq makinën dhuratë nga Tibo: “Do jetë kujtim i veçantë”
Alfred Dani, prej 20 vitesh emigrant në Angli, ishte fitues i çmimit të madh në Mega-Shorteun TIBO. Ai erdhi sot në Tiranë për të tërhequr makinën tip KIA “Rio” të vendosur si shpërblim për abonentët e platformës.
Prej 6 vitesh ai është abonent i TIBO-s në Angli dhe thotë se e ka zgjedhur këtë platformë për faktin se ofron më shumë se sa televizion dhe se është konkurrente për nga çmimi dhe cilësia edhe me platformat e tjera lokale britanike.
“Është e vetmja mënyrë se si unë t’u mësoj fëmijëve shqip, sepse në Angli nuk kemi shkolla në gjuhën shqipe dhe kjo [platforma TIBO] është e vetmja mënyrë që ata të dëgjojnë dhe të mësohen të flasin shqip dhe me të vërtetë ëfshtë një mësues i mirë për fëmijët,” – tha Dani për Tibo News.
Dani tha se nuk ishte në dijeni për Mega-Shorteun deri në momentin kur pasi kishte kryer ri-abonimin u vu në dijeni me e-mail për përfshirjen. Ai tregoi se nuk i kishte vënë shumë rëndësi deri datën 26 dhjetor kur u lajmërua nga një telefonatë e kompanisë se ai ishte shpallur fitues.
“Sinqerisht ishte e veçantë sepse nuk më kishte rastisur të fitoja një çmim dhe ishte një emocion i paparë,” – vijoi shqiptari nga Anglia.
“Do të jetë një kujtim i veçantë që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës, do t’u këshilloja që të merrni TIBO-n sa më shpejt të jetë e mundur… i plotëson të gjitha llojet e kushteve dhe është një çmim shumë, shumë i arsyeshëm krahasuar me çmimet [e platformave të tjera] në Europë,” – theksoi Dani.
Dani, me origjinë nga Dibra, ishte një nga 40 fituesit e çmimeve të shpërndara nga platforma TIBO në shorteun promocional që u zhvillua në periudhën nëntor-dhjetor dhe që u përmbyll me super-koncertin “Tibo 360°” në sheshin “Nënë Tereza”.