
Abby Haliti, shqiptarja që kujdeset për flokët e “yjeve” në SHBA
Abby Haliti, ose Arbëresha Haliti është parukieria shqiptare me origjinë nga Shkupi që emigroi në Amerikë në moshën 17-vjeçare dhe tashmë është më e kërkuara në New York dhe Hollywood. Dëshira e saj në fëmijëri ishte të bëhej një parukiere një ëndërr për të cilën në asnjë moment nuk hoqi dorë e që në fakt ja doli ta realizonte. Abby ka patur bashkëpunime të shumta me Olivia Palermo, Rita Orën, Fadil Berishën, e emra të tjerë të njohur në botë. Për të kanë shkruar shumë media prestigjoze të huaja duke filluar nga e përditshmja prestigjioze “New York Times” e deri tek revista “Vogue”. Haliti tregon se fillimet nuk ishin të lehta, por tani emri i saj përmendet nga emra të njohur të kinematografisë dhe muzikës në botë. Puna e saj e parë në Amerikë ishte si një host pra një mikëpritëse në një restorant italian nga ku mësoj edhe gjuhën. Haliti më tej na tregoi edhe për festat e shumta që zhvillojnë në Amerikë me shqiptarët e tjerë që jetojnë atje tashmë prej shumë vitesh. Abby u shpreh se në Amerikë nuk i ka ndjerë aspak paragjykimet për shqiptarët dhe se në fakt i ka ndodhur e kundëra duke u ndjerë tepër e vlerësuar për punën që bën.
Ajo tregoi se dëshira e saj është që një nga vajzat të vazhdonte profesionin e parkukerisë edhe pse nuk do që të ndërhyj në vendimmarrjet e fëmijëve të saj.