A po largohet vërtet Rusia nga Kievi?

“Kështu i mbijetuam luftës,” tha pensionistja 62-vjeçare Natalia Titova të shtunën, teksa tregonte hyrjen e bodrumit të saj, ku ishte fshehur me familjen.

Zonja e moshuar përshkroi se si granatimet kishin kaluar nëpër shtëpinë e tyre, teksa ata ishin fshehur në bodrum.

Ndërkohë që qytetet e rimarra nga Ukraina po konstatojnë se çfarë ka mbetur pas, mediat e huaja shkruajnë se janë konstatuar lëvizje të shumta të pajisjeve të forcave ruse në Bjellorusi.

Të vendosur nëpër trena, pajisjet e luftës ruse po i drejtohen kufirit me Ukrainën, ky dyshohet se do të përdoren për një sulm të ri ndaj Kievit.

Gjashtë avionë luftarakë dhe avionë transporti u ngritën nga aeroporti Baranavichy në perëndim të Bjellorusisë dhe disa helikopterë rusë u ngritën nga Machulishchy afër Minskut.

Ukraina tha javën e kaluar se forcat e saj kishin pushtuar të gjitha zonat përreth Kievit, duke pretenduar kontroll të plotë të rajonit të kryeqytetit për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin.

Tërheqja përfshinte edhe largimin e trupave ruse nga qyteti i Chernihiv.

Rusia ndërkohë vazhdon t’i quajë veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”.