
A ndikojnë fazat e Hënës në emocionet tona?
Shumë njerëz e lidhin hënën me frymëzim dhe fuqinë që ajo ka për të nxitur emocionet tona, duke ndikuar drejtpërdrejte tek to.
Në fakt për këtë ekzistojnë dy lloje teorish që japin disi shpjegime të mundshme.
E para është më e njohur dhe ka të bëjë me fuqinë e hënës në ndikimin e baticës.
Kjo tregon ndikimin e hënës në ujin që gjendet në trupin dhe trurin tonë, me anën e forcës gravitacionale.
Faktikisht, duket sikur hëna është e lidhur më shumë me oqeanet se me ujin që gjendet në organet tona.
Nga ana tjetër, teoria e dytë është më bindëse sepse lidhet me dritën e reflektuar nga dielli, e njëjta dritë që ka frymëzuar poetët ndër shekuj.
Një mit i njohur, ai i likantropisë, lidhet me hënën dhe fuqinë që ajo ka për transformimin e një njeriu të qetë në ujk të egër.
Shumë studies pretendojnë se hëna lidhet me shumë ndjesi, ndër ta ishte dhe mjeku i shekullit 16-të, Paracelsus.
Pretendimet janë të ndryshme, madje ka nga ata që mendojnë se kafshë si qeni dhe macja kanë më shumë emergjenca veterinare kur ka hënë të plotë.
Nëse jeni në grupin e njerëzve që besoni se hëna ka ndikim tek ju, na vjen keq t’ju themi se shumica e këtyre studimeve dhe pretendimeve janë të gabuara.
Hëna as nuk ndikon në mendje dhe emocione dhe as nuk na kthen në ujqër, fazat e saj nuk kanë të bëjnë me nivelin tonë të lumturisë.
Drita e hënës padyshim mund të na frymëzojë, por nuk ndryshon kurrsesi mendjen tonë dhe nuk mund të ndikojë në emocionet tona, ndryshe nga çfarë thuhet në pretendime të ndryshme.