A mund të jetë Tirana kandidate e denjë për lojërat mesdhetare?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim zyrtar Presidentin e Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Iakovos Filippousis.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm Gerti Shima, zëvëndës ministri arsimit dhe sportit Endrit Hoxha si dhe presidenti i Tibo Media Group, Adnand Mahmmuti.
Veliaj gjatë takimit theksoi edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve për të pasur sportin në kushte më të mira dhe ndër të tjera shprehu gatishmërinë e Tiranës për të mikpritur lojërat mesdhetare.
Presidenti i lojërave mesdhetare, në fjalën e tij tha se kjo vizitë në Tiranë është vetëm një pikënisje për atë që duan të bëjnë dhe se çfarë mund të bëjnë realisht.