A kursejnë shqiptarët?

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk arrijnë dot të kursejnë para.

Sipas një vrojtimi nga Banka e Shqipërisë rreth 62% e familjeve e kanë të pamundur që të lenë para mënjanë për shkak të të ardhurave të pakta që përfitojnë.

Ndërkaq, pjesa tjetër (38%) rezulton se kanë mundësi të kursejnë nga të ardhurat e tyre.

Më kursimtarët sipas vrojtimit duket se janë familjet me 3 anëtarë, ndërsa më pak të prirur për të kursyer janë ato me një anëtar.

Mbi gjysma e atyre që arrijnë të kursejnë, e kanë fokusin tek shkollimi i fëmijëve dhe për kursimet për moshën e tretë.

Burimi kryesor për kursimet rezulton puna, ndjekur nga dërgesat e emigrantëve.

Sipas Instat, pjesën më të madhe të shpenzimeve të tyre, shqiptarët e çojnë për blerjen e ushqimeve, me rreth 42% të totalit të buxheteve familjare.

*Tibo News.