A ka frikë se do futet në burg? Berisha i përgjigjet gazetarit

Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me akuzën e SPAK për korrupsion pasiv, nëse i druhet burgimit por ish kryeministri e cilësoi ‘akuzë të mirëfilltë politike’ duke shtuar se mbetet i përgatitur për çdo gjë.

Në konferencën për shtyp ai tha: 

“Këto akuza janë të mirëfillta politike, Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë, për kauzën e tij. Ai vendosi diktaturën, unë do të qëndroj me të gjithë forcën time. Të akuzosh Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tillë as kanë fytyrë as kanë karakter. Të akuzosh për korrupsion për një gjë që nuk ka absolutisht asgjë, përveç faktit që Jamarbër Malltezi është burri i vajzës time… Nuk kanë kapur asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit, ku qëndron atëherë? Sa i përket burimeve të parave të mia ato janë të qarta transparente si drita e diellit. Kjo është bërë me porosit të plotë, me insistim të tmerrshëm të tij, ndonjëherë e angazhuar edhe Lind Rama në këtë proces. Po unë nuk merrem me gratë” Asgjëje si druhem unë, besoj se unë e kam faktuar këtë gjë. Do druhesha po të shihja që dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën tonë”.

Dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi është vënë në pranga ,mbrëmjen e kësaj të shtune në aeroportin e Rinasit, teksa akuzohet për pastrim parash në ndërtimin e kompleksit të pallateve të ish-klubit Partizani. Malltezi do të hetohet me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa të hënën del para gjykatës bashkë me ortakun e tij Fatmir Bektashi dhe vjehrrin Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Mediat vendase kanë siguruar pamjet kur Jamarbër Malltezi ka mbërritur në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” ku do të qëndrojë derisa të përballet me Gjykatën e Posaçme për verifikim e masës se sigurisë. Ndërkaq, ka bërë bujë akuza për korrupsion e Sali Berishës, të cilit SPAK me vendim gjykate i ka marrë pasaportën dhe e ka detyruar çdo javë të paraqitet në polici.

SPAK i merr pasaportën Berishës, ja kur del para gjykatës me dhëndrin Malltezi

 

 

Çështja “Partizani” dhe ndalimi i dhëndrit, reagon Sali Berisha me konferencë të jashtëzakonshme