
A janë ndarë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?
Pas muajsh spekulimesh për një ndarje të mundshmë mes Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, çifti zyrtarisht është “në një pushim”.
“Megan dhe MGK janë aktualisht në një pauzë, por janë ende në kontakt. Janë njëkohësisht të afërt dhe të largët”, tregojnë burimet.
Burimi më tej thotë se çifti i ka lënë pezull planet e tyre të dasmës dhe aktualisht kanë shumë pak kontakt me njëri-tjetrin.
Çifti u takua në xhirimet e “Midnight in Switchgrass” dhe u fejuan në janar të 2022. Një datë martese nuk u caktua kurrë.
Problemet duket se nisën në shkurt, kur dyshja u shfaq para Super Bowl, por Fox nuk u shfaq për koncertin e Kelly-t të nesërmen.
Më pas Fox postoi një mesazh të fshehtë (tashmë të fshirë) në Instagram me tekstin “Mund të shijoni pandershmërinë, është mbi të gjitha”.