A i bëni edhe ju këto gabime në dush?

Stina e verës është periudha ku ne më tepër dëshirojmë një dush relaksues qoftë për t’u çlodhur por edhe për t’u freskuar. Por përpara se të bëni dush sot mund të lexoni këshillat e më poshtme pasi ka disa veprime që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj.

Qëndrimi në dush për orë të gjata ka ndikim në lëkurën tuaj, mjedisin dhe… faturën e ujit. Por përtej kësaj qëndrimi nën ujë për një kohë të gjatë shkakton dëme në lëkurën tuaj (dehidratim dhe thatësi) dhe përfshin një humbje të madhe uji. Mundohuni të mos kaloni shumë minuta në dush dhe do të shihni një ndryshim në lëkurën tuaj.

Kujdesuni të mos laheni me ujë tepër të nxehtë. Për lëkurën, temperatura ideale është diku në mes, pavarësisht nga temperatura jashtë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) rekomandon një dush të ngrohtë, por jo të nxehtë, për të parandaluar tharjen e lëkurës.

Duhet patjtër që banja të jetë e ajrosur pasi bëhet një mjedis ideal për krijimin e mykut. Pas dushit hapni dritaren e banjës që të ajroset mirë dhe të thahet nga avujt e krijuar.

Tibo News*