
A është kjo dhoma ku fle Elon Musk? Përgjigjet miliarderi
Elon Musk është qendra e kritikave dhe komenteve pavarësisht se çfarë bën. Një llogari në Twitter që bën postime kryesisht humoristike dhe meme postoi një foto të asaj që pretendon se është dhoma e gjumit e pronarit miliarder të Twitter, Tesla dhe SpaceX.
Sigurisht fotografia ushoqërua me qindra komente. Por a është e vërtetë? Sigurisht që jo.
Elon Musk is worth $188B.
One of the richest people in the world.
This is his bedroom: pic.twitter.com/fdgqooYbKj
— gaut (@0xgaut) April 10, 2023
Konkretisht, në foto ne shohim një dhomë shtëpie pothuajse të zbrazët, vetëm një dyshek në dysheme, disa rroba në dysheme, një kompjuter të futur në prizë dhe një çantë shpine.
“Elon Musk ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh. Një prej njerëzve më të pasur në botë. Kjo është dhoma e tij.” thuhet në postim.
Duket se Musk i pëlqen shakatë edhe kur ai është protagonist, e madje ndonjëherë nuk ngurron të përgjigjet.
Pasi fotoja u bë popullore në internet, pronari i Twitter shkroi në një koment: “Nuk është tërësisht e pasaktë. Fjeta në divanin e një miku javën që shkoi.”