
A është gabim eleminimi i drekës?
Ditët tona janë kryesisht të ngarkuara me aktivitete të përditshme. Rrjedhimisht shpesh ndodh të shmangim një vakt shumë të rëndësishëm të ditës tonë, siç është dreka.
Secili vakt është i rëndësishëm, e njëjta gjë është dhe me drekën. Sipas nutricionistëve, dreka është vakt që nuk duhet shmangur, pasi përmes saj merren kaloritë që nevojiten për vazhdimin e ditës. Vakti i konsumuar në mëngjes, deri në atë kohë është konsumuar mjaftueshëm më aktivitet ndaj duhet të zërë vendin një tjetër vakt, ai i drekës.
Jo, mos e justifikoni veten më të qënit i zënë. Koha për t’u shkëputur nga puna apo çfarëdo të keni në dorë për t’u furnizuar me ushqim e rrjedhimisht me energji duhet të jetë patjetër.Ne nuk mund të themi që sistemi juaj imunitar do të shkatërrohet nëse kjo ndodh një herë të vetmë, por në rast se kjo bëhet metodë e përhershme, shëndeti juaj nuk do të jetë më në të njëjtën gjendje dhe ju do jeni më pak produktivë për të bërë gjërat që duhet të bëni.