A e kanë vjedhur Mona Lisën?

Një video e disa turistëve në rrjetin social, TikTok tregon furgonët e policisë që po vërshojnë nëpër Paris, duke ndezur panik sikur kryevepra e Da Vinçit është vjedhur nga galeria e Luvrit.

Në videon e bërë virale shkruhej:

“POV: Je në Paris dhe Monalisa është vjedhur”.

@narvanator

Grus been at it again!! #fyp #fypシ #paris #paristiktok #monalisa #stolen #gru #despicableme

♬ original sound – Narvanator

Kjo video shkaktoi panik duke bërë njerëzit të kërkojnë në Google pasi supozuan që kjo ngjarje është e vërtetë.

Ndërkohë Luvri nuk e ka komentuar videon dhe piktura duket se është e mbyllur dhe e sigurt në muzeun e artit në Paris, sigurisht që nuk është e paimagjinueshme që ajo mund të zhduket, pasi një seri e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 1911.

*TiboNews