AlbanianEnglish

A e dini pse shishet e birrës janë ngjyrë kafe dhe jeshile?

Me siguri të gjithë e kanë vënë re se shishet e birrës janë kafe ose jeshile dhe asnjëherë transparente. Këto ngjyra janë zgjedhur që nga shekulli i 19-të si ideale për ruajtjen e birrës pasi e mban të freskët për më gjatë. Në fillim, përdorej një xham të tejdukshëm.

Por nuk funksionoi mirë për sa i përket shijes dhe cilësisë së birrës, veçanërisht gjatë muajve të verës. Birra filloi të mbante erë të çuditshme dhe kjo ishte për faktin se xhami lejonte që rrezet UV të depërtonin në të, duke ndryshuar erën dhe shijen e pijes.

Zgjidhja e problemit erdhi me ndryshimin e ngjyrës së xhamit. Ngjyra kafe pengoi që rrezatimi të ndikonte në cilësinë e pijes. Gjatë rrugës nisën të përdoreshin shishet jeshile, pasi kafeja ishte e pamjaftueshme pas Luftës së Dytë Botërore.

You don't have permission to register