
A duhet t’i besojmë testit të shpejtë përballë Omicron?
Varianti Omicron i cili siç deklaron OBSH përhapet më shpejt na ka bërë më të varur nga testet e shpejta të antigjenit për të zbuluar nëse jemi infektuar.
Por a duhet të pastrojmë fytin dhe hundën para se të bëjmë testin e shpejtë? Për momentin udhëzimi varet nga vendi ku jetojmë.
Disa shkencëtarë thonë se njerëzit mund të transmetojnë Omicron kur ngarkesa virale ndodhet në fyt dhe pështymë, por përpara se virusi të mbërrijë në hundë.
Kështu që pastrimi i hundës në fillim të infeksionit ndoshta nuk do ta kapë ngarkesën virale. Një studim i kohëve të fundit në SHBA e mbështet këtë pikëpamje.
Testet PCR të pështymës nga 29 persona të infektuar me Omicron zbuluan virusin mesatarisht 4 ditë para se mostrat në hundë të rezultonin pozitive në testet e antigjenit.
Në përgjithësi, testet e shpejta kanë një ndjeshmëri më të ulët se testet PCR të përpunuara në laborator, që do të thotë se ato prodhojnë më shumë rezultate negative të rreme.
Por nëse rezultoni pozitivë, me siguri jeni infektuar me Covid-19. Kjo i bën testet e antigjenit mjete të fuqishme në trajtimin e pandemisë, pasi kërkesa për teste PCR për shkak të Omicron po mbizotëron laboratorët.`
Si rezultat i studimeve të fundit, disa ekspertë në SHBA tani kanë këshilluar që përdoruesit e testit të antigjenit duhet të pastrojnë fytin para se të pastrojnë hundën.
Të gjitha testet e antigjenit me autorizime për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së përdorin mostra hundore, por vetë përdoruesit duhet të ndjekin udhëzimet e prodhuesit.
Në Izrael, një zyrtar i lartë shëndetësor ka thënë se njerëzit që vetë-testohen për COVID-19 duhet të pastrojnë fytin si dhe hundën kur përdorin teste të shpejta të antigjenit, edhe nëse kjo bie në kundërshtim me udhëzimet e lëshuara nga prodhuesi.
Disa vende të tjera përfshirë Britaninë kanë miratuar teste të shpejta të antigjenit ku kërkohet fillimisht të pastrohet fyti dhe hunda, ose vetëm hunda.
Ndërsa në Gjermani, ministri i Shëndetësisë ka thënë se do të studiojnë se sa të besueshme janë testet e shpejta të antigjenit në zbulimin e variantit Omicron dhe më pas do të publikojnë një listë të produkteve më të sakta.