
A do t’i bashkohet LSI protestës së 7 korrikut?
Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Parlamentit ku theksoi dhe një herë se në 7 korrik ka thirrur një protestë kombëtare.
I pyetur nëse LSI do t’i bashkohet protestës, Berisha nuk preferoi të përgjigjej direkt, por tha se kjo është një protestë e të gjithë shqiptarëve.