A do të shpallë Trump kandidaturën për president të SHBA?

Ish-presidenti amerikan njoftoi se së shpejti do të bëjë një “njoftim shumë të madh” nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida.

Gjatë një tubimi të mbajtur dje në Ohio përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Donald Trump u tha mbështetësve republikanë se do të shpallë diçka të madhe më 15 nëntor, duke lënë të kuptohet se do të kandidojë përsëri për president në 2024.