
A do të rritet dollari amerikan në vitin 2023?
Dollari amerikan pësoi një rritje befasuese përgjatë vitit 2022 duke goditur monedhat e tjera në mbarë botën.
Korporatat Amerikane dhe Investitorët atje ishin të vetmit që panë fitime të majme në mesin e një krize globale.
Dollari amerikan qëndroi përgjatë muajit shtator në nivelin e tij më të lartë në gati dy dekada dhe faktorët të cilët ndikuan ishin të shumtë.
Në kohën kur tregjet e furnizimeve në Evropë hasën vështirësi të mëdha, Amerika u përball me një rritje të rendimentit të prodhimit.
E gjitha kjo solli që monedha amerikane të forcohej përballë problemeve që po përballej Evropa me luftën në Ukrainë, rritjen e çmimeve të energjisë dhe rritjen e kostove të jetesës.
Megjithatë rritja e dollarit amerikan edhe përgjatë vitit 2023 nuk nënkupton detyrimisht se ekonomia amerikane mund të shënojë një rritje të madhe.
Një monedhë e fortë do të sillte uljen e çmimeve të konsumit në SHBA dhe do të përkeqësonte inflacionin global.
Kjo pasi mallrat amerikan bëhen më të shtrenjtë për kompanitë e huaja dhe gjithashtu më pak konkurruese në tregjet e tjera.
Edhe nëse shtete të caktuara do të zgjidhnin të importonin mallra amerikan ata do të detyroheshin të merrnin hua në dollarë për të shlyer borxhet e tyre.
Rritja e dollarit amerikan përgjatë vitit 2023 duket se do të jetë e qëndrueshme pasi Rezerva Federale e SHBA-ve duket se tani më do të ulë normat e interesit.
*TiboNews