A do të rikandidojë presidenti amerikan në zgjedhjet e 2024?

Presidenti Joe Biden, që aktualisht është me pushime dimërore në Ishujt e Virgjër të SHBA-së, ka thënë se do të diskutojë me anëtarët e familjes gjatë festave për të vendosur nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokrate thonë se është pothuajse e sigurt që Biden do të kandidojë përsëri.