
A do të ketë rikthim të “One Direction”? Flet Harry Styles
Së fundmi, Harry Styles ka folur për mundësinë e një bashkimi të “One Direction” gjatë episodit final të James Corden “The Late Late Show”.
“Po apo jo, do të ketë një ribashkim të One Direction? A do të ndodhë ndonjëherë?”, tha Styles teksa lexonte pyetjet.
“Kam frikë se nuk është një pyetje me po ose jo. Nëse do të kishim një moment kur do të donim ta bënim, nuk e kuptoj pse nuk do ta bënim”, -tha Harry.
“One Direction” i përbërë nga Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik njoftuan se do të bënin pauzë në vitin 2015, një vit pasi Malik u largua nga grupi.
Megjithëse grupi tha se do të ishte në një pauzë 18-mujore, ata ende nuk janë ribashkuar dhe të gjithë anëtarët kanë vazhduar të ndjekin karriera solo.