A do ta ndalojë Evropa ligjin për ndryshimin e orës?

Më 31 mars, njerëzit në të gjithë Evropën lëvizën orët e tyre një orë përpara, por kjo mund të jetë një nga herët e fundit që ndodh.

Kjo pasi nëse një peticion nga ekspertët rezulton i suksesshëm, përpjekjet në BE për ta shfuqizuar ndryshimin e orës do të ringjallen.

Ndryshe, në vitin 2018 Komisioni Evropian propozoi zyrtarisht heqjen e ndryshimeve të orës dy herë në vit dhe Parlamenti e mbështeti atë propozim në një rezolutë në mars 2019.

Ndryshimet duhej të hynin në fuqi deri në vitin 2021, por që atëherë kanë mbetur të bllokuara në Këshillin e Bashkimit Evropian i cili i përfaqëson 27 shtetet anëtare.

Ndërsa diskutimi rishfaqet, një nga pyetjet më të mëdha që ende nuk ka marrë përgjigje është nëse DST në të vërtetë redukton konsumin e energjisë